Nga Gjergj KOLA

Ka lindur ne Itali, por lidhjet me Lezhen dhe Shqiperine i ka shume te forta. E kemi fjalen per futbollistin e Genoas Rikardo Ndreu i cili po ben mire me Akademine e ketij klubi te njohur italian, por padyshim qe ka edhe shume endrra per te realizuar.

I datelindjes 07.08.2009, djaloshi me origjine nga Pirajt e Lezhes, e ka nisur futbollin qe ne moshen 7 vjeçare tek klubi i Cogoletos, vend ku dhe jeton. Me kete ekip ka luajtur per tre vite me rradhe dhe ne rolin e mbrojtesit. Me pas ka kaluar tek Arenzano FC ku luan tashme si mesfushor.

Ndersa prej gati dy vitesh, Rikardo eshte bere pjese e Akademise se Genoas ku luan me ekipin U15 te tij. Trajneri e aktivizon here ne qender te mesfushes, por edhe ne krahe. Ndonese luan si mesfushor, gjate ketij sezoni ka shenuar edhe 4 gola (i keni tek video e meposhtme), 2 ne ndeshjet e kampionatit dhe 2 ne miqesore.

Rikardo sigurisht qe ka shume endrra per te realizuar dhe ne fund kuptohet qe deshiron te luaje ne Seria A dhe po ashtu te jete ne nivele sa me te larta. Megjithate, deri atehere ka ende edhe shume rruge per te bere. Synimi me i afert eshte tjeter gje: Te luaje per ekipet kombetare te moshave te Shqiperise.

I pyetur ne lidhje me kete gje, Rikardo Ndreu ekskluzivisht per gazeten “Shkodra Sport” do te shprehej: “Deri tani nuk kam patur asnje ftese per t’iu bashkuar ekipeve kombetare te Shqiperise, por sigurisht qe e pres me shume deshire nje gje te tille sepse endrra ime eshte qe te luaj edhe per Shqiperine”.