Numri i futbollisteve shkodrane dhe shqiptare neper Bote po rritet gjithnje e me shume nga viti ne vit. Per me teper, ato po behen protagoniste ne Akademite ku po luajne apo dhe me ekipet e para dhe elementi i rradhes per te cilin do te shkruajme sot eshte Rikardo Sheji.

Ai ka lindur ne Itali me 5 mars te vitit 2008, por prinderit e tij i ka nga Shkodra dhe padyshim qe edhe Rikardoja duket shume me kete qytet dhe me Shqiperine dhe jo me kot i ka thene menjehere “po” fteses se kombetares U15 per te veshur fanellen kuqeblu.

E ka bere kete gje ne muajin prill te ketij viti kur ai ishte pjese e saj ne turneun e zhvilluar ne Bosnje, pas fteses se bere nga ana e trajnerit Armand Dama dhe paraqitjet e Rikardos kane qene shume te mira.

Sheji luan ne rolin e sulmuesit anesor, por trajnere te ndryshem e vendosin ne pozicione te ndryshme ne kete repart, edhe si sulmues kryesor, por edhe pas tij dhe ai eshte munduar t’i beje siç duhet te gjitha detyrat qe i jane ngarkuar sepse i ka aftesite per ta bere kete gje.

Eshte rritur tek Akademia e Perugias me te cilen ka luajtur per 6 vite me rradhe, por qe prej kesaj te premte ai eshte bere pjese e Akademise se Torinos. Sulmuesi shkodran eshte vezhguar nga disa klube, por ne fund ka qene Torino ajo qe ka paguar shumen e kerkuar nga ana e Perugias per te mundesuar kete transferim.

Nje rol te rendesishem ne gjithe kete levizje ka patur edhe menaxheri i njohur shkodran Edmir Binoshaj dhe zyra e tij e menaxhimit per te bindur palet per arritjen e akordit dhe gjithçka eshte realizuar vetem pak minuta para mbylljes se afatit te levizjes se lojtareve te moshave ne Itali.

Ne kete menyre, Rikardo Sheji per kater vitet e ardhshme do te jete pjese e Torinos. Klubi ne fjale ka investuar me shume se per çdo lojtar tjeter te kesaj moshe, pikerisht sepse sheh tek ai disa tipare te nje futbollisti qe mund te beje shume perpara ne karrieren e tij dhe prandaj i ka hedhur syte aty.
Gjergj KOLA