Mbrëmjen e sotme rikthehen emocionet e Champions League. Do të luhet raundi i 3-të i këtij turneu, i cili merr vëmendjen e të gjithë sportdashësve. Disa prej ekipeve “big” do të zbresin në fushë, ku nga Milan te Arsenal, Juventus, PSG, Real e Dortmund do të kërkojnë fitoren.

9 takime interesante do të luhen në dy orare të ndryshme, ku 18 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë për 3 pikët e këtij raundi. Kështu gjithçka ditën e sotme do të ngre siparin me sfidën mes Milan – Club Bruge, dhe Monaco – Crvena Zvezda.

Ndërkohë në orën 21:00 kluhen Arsenal – Shakhtar Donetsk, Aston Villa – Bvologna, Girona – Slovan Bratislava, Juventus – Stuttgart, PSG-PSV, Real Madrid – Dortmund dhe Strum Graz – Sporting.

Ndeshjet që do të zhvillohen sot në Ligën e Kampionëve:

18:45 Milan – Club Brugge

18:45 Monaco – Crvena Zvezda

21:00 Arsenal – Shakhtar

21:00 Aston Villa – Bologna

21:00 Girona – Slovan Bratislava

21:00 Juventus – Stuttgart

21:00 PSG – PSV

21:00 Real Madrid – Borussia Dortmund

21:00 Sturm – Sporting