Nga Endri ÇINARI
“Kur loja bëhet e fortë, të fortët futen në lojë” kjo është një shprehje që vlen shumë për Bekim Balajn në këto momente. Kapiteni i Vllaznisë që kishte një periudhë “agjërimi” në kampionat përsa i përket shënimit të golave në periudhën e fundit, tashmë është rikthyer sërish i rëndësishëm.
Sulmuesi shkodran gjeti golin e dytë rradhazi në ndeshjen e fundit kundër Elbasanit, të përfunduar në shifrat 1-1. Ish-futbollisiti i kombëtares kishte shënuar edhe një javë më parë në suksesin 3-0 të kuqebluve ndaj Dinamos. E tani në momentin ku kampionati është në fazën e tij më të “zjarrtë”, golat e Balajt kërkohen më shumë se asnjëherë në kampin kuqeblu, shkodrasport.com
Dhe lideri i ekipit shkodran nuk zhgënjen aspqk në këto momente ku pritet më shumë nga ai. Me dy golat e shënuar në 2 javët e fundit, po ashtu 34-vjeçari është tashmë i vetëm në tabelën e golashënuesve më të mirë. Me 16 gola në llogarinë e tij, ku ka mbetur vetëm 1 javë nga përfundimi i sezonit të rregullt, Balaj ngelet pretendenti kryesor për fitimin e “Këpucës së Artë”.
Ku në garë me shkodranin deri në këto momente qëndron vetëm Regi Lushkja. Me mesfushorin e Egnatias që ka shënuar 14 gola në këtë edicion. Ku duket disi e pamundur për të apo një lojtar tjetër të arrijë në garën si golashënuesin më të mirë Bekim Balajn.(www.shkodrasport.com)