Sulmues shkodran Bekim Balaj rikthehet të luajë sërish për skuadrën e tij Akhmat Grozni. Ai ka provuar sërish emocionet e lojës, kur zëvendësoi Bernard Berishën në minutën e 80-të në fitoren minimale 1-0 të Akhmat Groznit ndaj Rubin Kazanit. Balaj nuk aktivizohej për skuadrën ruse nga 10 gushti, pikërisht në ndeshjen e humbur 2-3 me Krasnodarin, edhe në atë takim i futur si zëvendësues nga minuta e 63-të.

Me fitoren e djeshme, Akhamt Grozni u ngjit në vendin e pestë në renditjen e kampionatit rus, me 17 pikë, 10 pikë më pak se Zenit kryesues. Me rikthimin edhe të Balajt, padyshim që kjo skuadër tashmë pritet të arrijë rezultate edhe më pozitive sepse dihen vlerat e tij dhe padyshim që është edhe një golashënues i spikatur që do ta ndihmojë skuadrën me golat që do të shënojë.
© shkodrasport.com