Nga Endri ÇINARI
Kampionati i Superligës së futbollit do rikthehet ditën e premte me sfidat e javës së 29-të. Por aktiviteti i futbollit në vend do rivijojë që nesër me ndeshjet e Kategorisë së Parë. Në javën e 26-të të ligës së dytë për nga rëndësia në Shqipëri do ketë disa përballje shumë interesante.
Kështu Apolonia do presë në Fier, Tomorin. Me dy skuadra që kanë objektiva të ndryshëm, ku bardhejeshilët duan zonën e Play Off që të mbanë në garë për Superioren e ndërsa beratasit po luftojnë për mbijetesë në Kategorinë e Parë. Një derbi do jetë ai që do zhvillohet mes Besës dhe Luzit. Me dy ekipet në nevojë jetike për pikë. Transfertë të vështirë do ketë Bylis.
Me mallakastriotët që do vizitojnë Burrelin. Një duel që pritet me mjaft interes, pavarësisht se Bylis duket i sigurtë për ngjitjen në Superiore sezonin tjetër. AF Elbasani po ashtu si rivalët e Bylis do ketë një transfertë të fortë si ajo kundër Kastriotit. Ku edhe krutanët duan ti largohen zonës së rrezikut. Në po të njëjtën orë, atë 14:00, Flamurtari do jetë mysafir në Dibër.
Kjo për tu përballur me vendasit e Korabit. Me dy ekipet që duken të sigurta drejt Play Off në Kategorinë e Parë. Java e 26-të e Kategorisë së Parë do mbyllet ditën e enjte me ndeshjen Lushnja-Vora. Me dy skuadrat që do mbyllin këtë raund të ndeshjeve në Kategorinë e Parë./www.shkodrasport.com/