Igli Tare nuk ka se si të mungojë sot në ndeshjen ndaj Francës. Madje, të shtunën në mbrëmje mes shumë shokëve bashkëlojtarë por jo vetëm, edhe miq të botës së sportit ka parë nga afër stadiumin “Air Albania”.
Për “Top Chanel”, Igli Tare ka pohuar: “Ndjesi e bukur, është kënaqësi kur bëhemi të gjithë bashkë mbas shumë vitesh. Sa herë që më jepet mundësi për të qenë bashkë, jam prezent me shumë dëshirë, sepse ndajmë kujtime dhe flasim për kohët tona në fushë dhe jo vetëm.
Kjo është një arritje e madhe. Ndoshta mund të jetë stadiumi më i mirë në Ballkan. Pata mundësi që ta shoh nga afër dhe ishte me të vërtetë diçka shumë e bukur, – tha Igli Tare.
Ndërkohë Tare flet edhe për pjesëmarrjen në garën mes emrave të njohur për postin e drejtorit sportiv. “Është kënaqësi që të marr pjesë në një garë të atillë dhe nuk e prisja këtë nominim që të jem i sinqertë. Por, sakrificat ndonjëherë japin vlerësimin e tyre”, – tha Igli Tare duke mbyllur prononcimin./Vipsport/