Rikthehet të luhet në Kategoria e Parë. Ditën e sotme rezervohen takime interesante në Grupin A, ku spikat ndeshja mes Erzenit dhe Vllaznisë, që ndajnë përkatësisht vendin e e dytë dhe të parë.

Dinamo do të udhëtojë për të luajtur me Vorën e vendit të fundit, ndërsa Besëlidhja do të kërkojë të qëndrojë në pesëshen e parë në transfertën e Shënkollit.

Takimi tjetër është ai mes Korabit dhe Veleçikut. Ndërkohë të mërkurën luhet Iliria-Burreli.

Ndërkohë në Grupin B situata për kreun është disi më e ngjeshur. Bylisi kryesues do të këtë një supersfidë përballë Lushnjës.

Ekipi ndjekës, me vetëm 4 pikë më pak, Besa, do të udhëtojë për në Elbasan, ndërkohë që Apolonia do të luajë me Pogradecin. Takimi tjetër është ai mes Turbinës dhe Tomorit.

Vendi i tretë, Egnatia do të ndeshet ditën e nesërme me Orikumin. Të gjitha sfidat do të nisin në orën 14:00.

Më poshtë pasqyra e plotë: