Ditën e mërkurë, në orën 13:30, do të luhen të gjitha ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ave, në Kupën e Shqipërisë, sipas një njoftimi të FSHF-së.

Pra, ne orarin e mesiper, pas dy ditesh ne stadiumin e Kamzes, do te luhet ndeshja ne mes ekipit vendas dhe Vllaznise. Siç dihet, takimi i zhvilluar para dy javesh ne “Reshit Rusi” u fitua me rezultatin 2-1 nga ekipi shkodran i cili do te synoje kualifikimin ne kete takim te dyte.

KUPA

Ndeshjet e para janë zhvilluar para dy javësh dhe nuk kanë munguar rezultatet surprizë, të cilat mund të përmbysen në sfidat e dyta.

Ndeshjet e së mërkurës:

Skëndërbeu-Besëlidhja

Partizani-Kastrioti

Luftëtari-Egnatia

Kamza-Vllaznia

Kukësi-Apolonia

Laçi-Bylis

Teuta-Lushnja

Flamurtari-Tirana