UEFA zyrtarizon datat për kompeticionet e saj. Liga e Kampionëve do rifillojë me 7 dhe 8 gusht me ndeshjet e kthimit Juventus-Lion dhe Barcelona-Napoli.
Sipas ‘’Sky Sport Italia’’ gjysmëfinalet do të luhen në datat 18-19 gusht, kurse finalja me 23 gusht. I njëjti format do të aplikohet edhe për Europa Ligën.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Lisbonë, ndërsa Europa Liga do të transferohet në Gjermani më konkretisht në qytete e: Duisburg, Gelsenkirshën, Frankfurt dhe Këln. Super kupa e Evropës mund të luhet në Budapest me 24 shtator.