Laçi pritet që të jetë i plotë në sfidën e fundit që do të luajë në fushën e vete, atë me Tiranën. Bardhezinjtë rikthehen në shtëpi pas humbjes në Ballsh dhe synimi i tyre do të jetë marrja e 3 pikëve për të mos iu larguar zonës së kreut të renditjes.

Shehu mungoi në Ballsh për shkak se kishte plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë, ndërsa tashmë është gati për Cungun. Në Ballsh, para mbrojtjes u vendos Gjoni, një skemë që funksionoi, ndërsa ndaj Tiranës, trajneri shkodran i bardhezinjve do të ketë më shumë zgjedhje.

Laçi synon tri pikët, ndërsa aktualisht ka pikë të barabarta me Tiranën, plot 25 dhe ndodhen nëse vendin e tretë në renditje, ndërsa një shkallë më poshtë ndodhet Tirana për shkak se Laçi ka golaverazhin +6 gola më shumë se bardheblutë./vipsport/