Nga Aston Vila te Aston Vila, Armando Broja u rikthye në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Poçetino i besoi pak më shumë se 20 minuta bashkë me shtesën, në sfidën ndaj Aston Vilës, i njëjti kundërshtar ndaj të cilit sulmuesi kuqezi u dëmtua në dhjetorin e kaluar.

Megjithatë rikthimi i sulmuesit shqiptar nuk rezultoi fatsjellës për Çelsin, që vijon të zhgënjejë në fushë dhe këtë pasdite u mposht me rezultatin minimal 0-1 në “Stamford Bridge”.

Ndërkohë së fundmi ylli shqiptar ka bërë një postim në faqen zyrtare në “Instagram”, duke e përshkruar si ndjesi të pabesueshme dhe emocionale rikthimin në fushë.

“Natyrisht nuk është rezultati që prisnim sot. Por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë. Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan për kthimin tim”, shkroi Broja.