Shpeshherë është përmendur një gjë e tillë dhe ditën e sotme ka dalë sërish në skenë. Tek Partizani duket se kanë ndër mend të bëjnë sërish lëvizje në pankinë. Dhe nga sa raporton “Sport Ekspres” Armando Cungu vazhdon të mbetet një preferencë mesa duket e presidentit Demi. Ashtu si dhe tek Kukësi që konsiderohet sërish favorit për pankinën,ish- trajneri i Vllaznisë pavarësisht mosssuksesit me kuqeblutë vazhdon të jetë një nga trajnerët e preferuar të shumë ekipeve.

Kjo tregon se ai ka lënë gjurmë me punën e tij dhe pavarësisht se në Shkodër nuk ia doli ta çojë deri në fund projektin për ringritjen e Vllaznisë, përsëri konsiderohet një trajner “big”. A do të shkojë Cungu tek Partizani? Me siguri që jo përderisa aty është sërish “hija” e Starovës.