Pas 2 javësh intesive të luajtura brenda pak ditësh, disa prej skuadrave të Superiores, do të duhet të lenë pas rezultatet e marra në kampionat, për të nisur përgatitjet direkt, pasi ditën e somte rikthehet Kupa e Shqipërisë ku janë planifikuar të luhen edhe 4 sfidat e vlefshme për fazën e ¼-ve.

Në Grupin A, Apolonia pret Kukësin, ndërkohë që Skënderbeu do të jetë mysafir në Ballsh. Kujtojmë që këto janë sfidat e para, ndërkohë që pas 2 javësh do të luhen takimet e kthimit.

Përballje tepër interesante edhe ato në Grupin A, ku Vllaznia do të ndeshet me Teutën, për një vend në gjysmëfinale, ndërkohë që Tirana pret Besëlidhjan e Lezhën, skuadrën që eliminoi Partizanin.

Të 4-ta takimet në fillim ishin planifikuar të luheshin në orën 17:30, por ka pasur një ndryshim dhe do të nisin 30 minuta më shpejt pra në orën 17:00.

Turi çerekfinal

SOT

Tirana-Besëlidhja 17:00

Vllaznia-Teuta 17:00

Apolonia-Kukësi 17:00

Bylisi-Skënderbeu 17:00