Sulmuesi kryesor i skuadrës korçare këtë sezon, ganezi Alfred Mensah rikthehet dhe do të jetë gati ndaj Vllaznisë, ndërkohë që për Skënderbeun në lojë do të jetë edhe Sadriu që nuk luajti në Durrës.

Por, duket se korçarët i ndjek tersi i mungesave. Melos Bajrami u ndëshkua me karton të kuq në Durrës dhe nuk do të jetë ndaj shkodranëve në fundjavë në sfidën e shtëpisë.

Forma e mirë e afrikanëve Nixhe dhe Abei, sigurisht që ngrohin Memellin për mbrojtjen, si dhe rikthimi i Sadriut që lë pas problemet shëndetësore.

Kujtojme qe ndeshja Skenderbeu- Vllaznia do te luhet diten e diele ne oren 13:00 ne stadiumin e qytetit te Korçes dhe do te jete e vlefshme per javen e 20-te te Kategorise Superiore.