Superiorja kthehet për të luajtur javën e 27-të, që mbyll dhe fazën e tretë të këtij sezoni. Ndeshjet do të luhen të dielën dhe të hënën, për shkak të angazhimeve që kishin disa prej ekipeve në Kupë.
Të pesta ndeshjet do i japin përgjigje përkohësisht dilemave që ekzistojnë aktualisht. Gjithçka nis mes Erzenit dhe Partizanit në Rrogozhinë. Ditën e diel e mbyll një ndeshje me peshë, siç është Tirana – Egnatia për këtë sezon.
Të hënën zbresin në fushë fillimisht Kukësi dhe Laçi. Më pas javën e mbyllin dy ndeshje të tjera me mjaft të rëndësi. Bëhet fjalë për Dinamo – Teuta dhe Skënderbeu – Vllaznia.
Ndeshjet e javës 27 në Superiore:
E diel, 10 mars:
Ora 14:00, Erzeni – Partizani, “Demrozi Stadium”
Ora 17:00, Tirana – Egnatia, “Elbasan Arena”
E hënë, 11 mars:
Ora 14:00, Kukësi – Laçi, “Kukës Arena”
Ora 17:00, Dinamo – Teuta, “Niko Dovana”
Ora 17:00, Skënderbeu – Vllaznia, “Stadiumi Skënderbeu”