Nga Endri CINARI

Superliga e futbollit tonë do rikthehet në këtë mesjavë me duelet e raundit të 13-të. Javë që duhej të ishte mbyllur më përpara, por për shkak të ndarjes fatkeqe nga jeta të Raphael Dwamenas, ndeshjet u pezulluan. Prandaj gjithçka për ekipet e elitës së vendit tonë do rifillojë nga java e 13-të.

Për Vllazninë kundërshtari i rradhës do jetë Laçi. Ekip ndaj të cilit është humbur dueli i fazës së parë me rezultatin 1-0. Shkodranët nisin ditën e sotme javën anti Laçi. Ku stërvitjes së zakonshme patjetër që gjatë këtyre ditëve do i shtohet edhe një analizë e detajuar e stafit teknik ndaj rivalit të rradhës.

Kuqeblutë do kenë një grup shumë më të plotë në ndeshjen me Laçin. Ku problemet fizike për Hakajn dhe Malen duket se janë lënë pas. Dhe dy futbollistët pritet të jenë në formacionin e skuadrës.

Po ashtu sinjalet janë shumë pozitive edhe nga Gomes, i cili po ashtu ka lënë pas problemet fizike. E po ashtu tregoi një formë të shkëlqyer në ndeshjen brenda grupit. Ku sulmuesi brazilian shënoi 3 gola, i cili pi ashtu mund të jetë në fushë si titullar, kjo edhe pas mungesës së Balajt për shkak kartonash.

Gjithashtu edhe trajneri Osmani kërkon që kjo të jetë “e treta e vërteta” sepse në dy ndeshjet e para në stolin kuqeblu ka arritur një barazim 1-1 ndaj Ereznit dhe një humbje në shifrat 4-1 kundër Partizanit.