Sot do të zhvillohen të pesta takimet e Superligës, të vlefshme për javën e 34-tët të kampionatit.

Laçi pret Lushnjen në shtëpi, ndërsa Skënderbeu ka përballë durrsakët.

Luftëtari udhëton në transfertë ndaj Kukësit, sikurse dhe Vllaznia ndaj Partizanit.

Ndeshja e fundit, por jo më pak e rëndësishme është ajo mes Kamzës dhe Flamurtarit. Të gjitha sfidat e ditës së sotme janë caktuar të luhen në orën 17:00.

Të gjithë sportdashësit do të kenë mundësinë të përjetojnë emocione dhe të shijojnë golat e përballjeve të ditës së sotme, që për disa prej skuadrave, ku përmendim Vllazninë, Teutën dhe Kamzën janë mjaft deçizive, pasi varet fati i mbijetesës ose në të kundërt rënien nga kategoria.

Ndërkohë që Partizani dhe Laçi, ndjekur pas nga Flamurtari “luftojnë” mes tyre me shpresën e sigurimit të një “bilete” për në Europë./newsport/