Pat vendosur ta linte futbollin e luajtur para 10 vitesh dhe asnjehere ndoshta nuk i kishte shkuar mendja se do te federohej serish me nje ekip futbolli. Ka ndodhur keshtu me Sajdi Gurin, mbrojtesin shtatelarte i cili ne moshen 33 vjeçare eshte federuar me ekipin e Ades dhe madje po shfaqet si protagonist me te.
Ne ndeshjen e fundit madje ka qene edhe autori i golit te fitores ndaj Bulqizes. Guri ka folur per “Shkodra Sport” duke dhene dhe arsyen qe e çoi ne kete rikthim serish ne fushen e blerte dhe po ashtu deklaroi se do te vazhdoje te luaje derisa te kete fuqi.
– Sajdi, riktheheni te luani serish futboll pas nje shkeputje relativisht te gjate. Na flisni pak per kete?
Po realisht jane 10 vjet qe nuk luaj futboll ne fushe te madhe. Kam luajtur vetem kalceto per te mbajt trupin ne forme. Jam rikthyer per te luajtur futboll perveç deshires e pasionit qe kam per futbollin sepse jemi nje grup shokesh ish sportista dikur ne ekipe te tjera.
– Sa e veshtire eshte per nje futbollist si ju te beje rikthim ne fushen e blerte pas asaj pauze te gjate?
Normalisht nuk ishte e lehte sepse kondicioni fizik nuk eshte si te stervitesh çdo dite, por me ka ndihmuar shume fakti qe aktivitetin fizik se kam ndalur dhe pasionin per futbollin.
– Po ne aspektin fizik?
Siç e thashe vetem per kondicionin fizik ishte pak e veshtire por duke u bazuar edhe nga kategoria, jam pershtatur shpejt ne loje.
– Na flisni pak per emocionet e rikthimit?
Emocionet i kam pasur gjithmone ne çdo loje, por ne kete rikthim emocionet kane ndikuar ne te kunderten pozitivisht, ndoshta edhe kane ndikuar nga marredhenia me shoket e skuadres.
– Pse vendoset te riktheheni serish te luani futboll? Cfare ndikoi ne vendimin tend?
Jam rikthyer per 3 arsye; e para eshte deshira per futbollin, e dyta ishte sepse kam shok te vjeter trajnerin e ekipit te Ades, Adi Mehjen, dhe e treta sepse ishte nje grup sportistesh qe kemi luajtur dikur.
– Tashme ju po aktivizoheni me Aden e Velipojes ku ne ndeshjen e fundit ne kampionat ndaj Bulqizes keni shenuar golin e fitores per ekipin tuaj. Do vazhdoni te jeni serish pjese e Ades? Si jane planet tuaja per te ardhmen?
Po, eshte gjithmone kenaqesi te shenosh gol dhe planet per te ardhmen jane po keto, te luaj futboll derisa te kem kondicion fizik.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ