Kampionati italian Seria A i futbollit te femrave do te nise kete fundjave dhe sfida qe do ta hape ate eshte ajo ne mes ekipit Como qe eshte ngjitur kete vit ne kete kategori dhe Juventusit, skuadres kampione ne fuqi te ketij vendi.

Kjo ndeshje do te startoje ne oren 20.30 te mbremjes te se shtunes dhe do te luhet ne stadiumin ‘Ferruccio Trabattoni’ në Seregn. Interesant eshte fakti qe ne ekipin e Comos luan edhe nje futbolliste shkodrane.

Behet fjale per mesfushoren Alma Hilaj. 22 vjeçarja siç kemi bere te ditur edhe me perpara, ka spikatur fillimisht tek ekipi “Juban Danja” ku ka shkelqyer qe ne moshe te vogel. Me pas u spostua drejt Italise ku debutimin ne Seria A fillimisht e ka bere me ekipin Florentia.

Nderkohe dy sezone me pare kaloi tek Como duke luajtur fillimisht ne Seria B dhe ne sezonin e kaluar ky ekip u shpall kampion dhe sigurisht te drejten per t’u ngjitur ne Seria A. Çka do te thote se sivjet do te luaje perballe ekipeve te tilla si Juventus, Milan etj.

Shkodrania Alma Hilaj ne kete menyre do te kete mundesine te tregoje serish vlerat e saj me te mira ne kete kampionat te forte. Nderkohe, menjehere pas ndeshjes me Juventusin, ajo do te udhetoje drejt Shqiperise per t’iu bashkuar kombetares shqiptare per dy ndeshjet qe ajo do te zhvilloje ne ditet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/