Vetëm disa javë pas ndarjes nga jeta të Silvio Berluskonit, është vendosur që të rikthehet dhe njëherë trofeu që mban emrin e ish-presidentit të Milanit dhe Monzës.
Do të jenë pikërisht këto dy skuadra që do të luajnë me njëra-tjetrën në një miqësore më datë 8 gusht, në “U-Poër Stadium”, të Monzës.
“Në emër të Silvio Berluskonit, AC Milan dhe AC Monza kanë vendosur që kthejnë “Trofeu Silvio Berluskoni”, një ndeshje miqësore mes dy klubeve që ishin në zemrat e presidentit.
Kjo ndeshje do të luhet çdo vit dhe edicioni i parë do të mbahet më 8 gusht”, shkruhej në deklaratën për mediat.