Situatë kaotike te Burreli. Trajneri Alerti Alcani ka patur një debat verbal me adiminstratorin e klubit Bajram Ballabani. Në këtë mënyrë, numri një i pankinës matjane ka vendosur të mos paraqitet ditën e sotme në stërvitje edhe pse flitet për një largim të tij nga skuadra. Alcani nuk ka vendosur ende përfundimisht nëse do të largohet nga klubi apo ajo, edhe pse këta të fundit i kanë kërkuar të rikthehet sërish në skuadër.

Newsport.al kontaktoi personalisht me trajnerin Alerti Alcani për të mësuar më shumë rreth largimit të tij nga Burreli. Trajneri konfirmoi largimin për shkak të debatit që kishte pasur me administratorin e klubit.

“Po jam larguar nga Burreli. Kam pasur një debat verbal me administratorin e klubit dhe sot nuk isha prezent në stërvitje. Pas një diskutimi nuk ramë dakord dhe vendimi im është përfundimtar” u shpreh trajneri Alcani.

Burreli fitoi javën e kaluar me rezultatin 2-1 ndaj Erzenit, ndërsa renditet në vendin e 5-të me 18 pikë. Trajneri Alcani mori drejtimin e skuadrës në muajin tetor, ndërsa sot ka vendosur të largohet nga drejtimi i Burrelit./newsport/