Teuta arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme kundër Kukësit në javën e 22-të të Superiores. Durrsakët fituan në shtëpinë e tyre me rezultatin 1-0 përballë verilindorëve. Duke shkuar në vendin e 7-të me 28 pikë dhe duke lënë në vendin e 9-të kuksianët me 25 pikë.

Ky sukses i largon disi “djemtë e detit” nga zona e ftohtë dhe për herë të parë këtë sezon ata nuk ndodhen në 3 vendet e fundit. Kjo një meritë shumë e madhe e Edi Martinit. Trajneri shkodran që e mori skuadrën në fundin e tabelës në kuotën e vetëm 8 pikëve. E ndoshta me shpresa të pakëta për mbijetesë.

Por dora e trajnerit shkodran duket se është ndjerë menjëherë duke “ringjallur” skuadrën bregdetare me të cilën u shpall kampion para dy sezonesh. E me ekipin protagonist është bërë edhe Ildi Gruda.

Sulmuesi shkodran që shënoi edhe dje, duke i dhënë pikët e plota durrsakëve. Edi Martini i ka dhënë besimin e duhur 24-vjeçarit e ky i fundit ia ka shpërblyer.

Tashmë Gruda është një titullar fiks i Teutës e po ashtu po shndërrohet në protagonist me golat e tij. Ky ishte goli i tretë për Gruden në këtë kampionat, i cili po ashtu ka gjetur rrjetën edhe në kupë.

E performancat e numrit 7-të kanë ardhur vetëm në rritje nga java në javë e kjo si meritë edhe e Martinit që shfaqi besimin e plotë ndaj sulmuesit këmbë shpejtë.
Endri ÇINARI