Ish-portieri i Shpresave të Shqipërisë, Alen Sherri, duket se do ta vazhdojë jashtë vendit karrierën e tij. Te pakten keshtu raporton A2CNN ne nje lajm te dites se sotme.

Sipas tij, mësohet se për portierin, i cili ishte pjesë e Vllaznisë në momentet e vështira të klubit shkodran në Kategorinë e Parë, interesohet skuadra e Apollon Limassol.

Qipriotët kanë nisur bisedimet me klubin shkodran dhe mësohet se janë shprehur të paguajnë klauzolën prej 50 mijë eurosh të portierit, i cili tashmë me shumë gjasa nuk do të mbrojë më portën e Vllaznisë në Superiore.

Tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe ne vazhdim, nese mes dy klubeve do te kete akord apo jo. Vete Sherri herepashere ka deklaruar se deshira e tij eshte per te luajtur jashte vendit, por kete gje nuk ka dashur ta beje pa ngjitur Vllaznine ne Superiore.

Ky objektiv eshte arritur tashme dhe nuk perjashtohet mundesia qe Sherri t’i thote “po” ofertes qipriote, por gjithnje nese bien dakord dy klubet ngaqe ai eshte ende nen kontrate me Vllaznine dhe duhet patjeter “ok” i saj per kete transferte.