Kukësi është rikthyer ditën e sotme në fushë pas eleminimit nga Kupa. Verilindorët u mundën nga Teuta me rezultatin 2-1, ndërsa tani janë përqendruar te ndeshja e radhës në kampionat ndaj Vllaznisë.

Ditën e diel, Kukësi zbret në “Loro Boriçi” ndaj shkodranëve dhe kërkohet me çdo kusht 3 pikëshi, për të mos humbur më shumë terren me Tiranën.

Në faqen zyrtare Kukësi ka bërë me dije se me skuadrën është bashkuar edhe Vasil Shkurtaj.

Një rikthimi I rëndësishëm për Kukësin pasi sulmuesi është një pikë kyçe për trajneri Shehi. Fillimisht u mendua se “bomber” I Superligës e kishte mbyllur sezonin për shkak dëmtimi, por siç duket Shkurtaj e ka lënë pas dhe është gati të zbresi në fushë./newsport/