Legjenda e futbollit shkodran dhe atij shqiptar Hysen Zmijani, mbreme ka perjetuar emocione te medha. Ai ka qene i ftuar nga klubi me te cilin luajti, shkelqyeu dhe u shpall kampion para 30 viteve- Al Nassr, per te pare ne fushe Ronaldo & Co ne ndeshjen e vlefshme per “Asia Champions League” ndaj kampiones se Katarit Al Duhail.

Zmijani ka postuar sot ne rrjetet sociale disa foto nga prania e tij ne stadiumin ku u zhvillua ndeshje, bashke me drejtuesit e Al Nassr qe vazhdojne te ruajne respektin maksimal per te, por edhe me tifoze te ndryshem qe e kujtojne edhe sot pas 30 vitesh.

“Mora ftese nga ekipi AL-NASSER per te pare nje ndeshje te Champions League. Po shikoj ndeshjen e ekipit qe kam luajtur para 30 viteve 1993.

Mund te them qe ka nje progres te jashtezakonshem ne anen profesionale ne mentalitetin e jetes perditshme. Riyadh ne vitin 93 ishte 5 milione, sot eshte 18 milione, e pabesueshme por e vertete e jashtzakonshme. Çfare progresi pashe!”

Hysen Zmijani bashke me tifozet e tjere arabe ka patur mundesine te shijoje edhe mbreme klasin e Cristiano Ronaldo qe shkelqeu serish me dy golat e tij ne fitoren 4-3 te kesaj ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/