Rikthimi i kampionatit do të jetë i ngjeshur për çdo skuadër, përfshirë edhe Vllazninë. Kuqeblutë në 15-ditë do të luajnë pesë takime.
Skuadra e Vllaznisë do të përballet që në fillim me një kundërshtar të “bezdisshëm”, siç është Partizani që renditet në krye të tabelës së klasifikimit.

Më vonë, një ndeshje do të jetë për Kupën e Shqipërisë, pikërisht me Bylisin, më 17janar. Më pas, skuadra e Josës do të kalojë Laçin, Bylisin dhe Erzenin, pothuajse, të gjitha skuadra dhe ekipe delikate.

Në fakt, me interes mbetet për t’u parë se sa pikë mund të sigurojë Vllaznia në këto ndeshje. Janë sfida që do të vendosin shumë gjëra dhe prandaj në kampin shkodran e dinë rëndësinë e tyre dhe do të mundohen t’i kalojnë me sukses.

Rezultatet e tyre do të vendosin shumë gjëra dhe për fat të keq, skuadra shkodrane në të gjitha këto ndeshje ashtu si nga fillimi i sezonit e deri tani, nuk do të jetë e plotë. Një problem i madh ky por te Vllaznia besojnë se do ia dalin me sukses.
Maringlen ZHIVANI