Serxhio Ramos ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Al Ain, e vlefshme për finalen e botërorit për klube.

Kapiteni i Realit pret të fitojë trofeun e tij numër 20 në karrierë dhe është shumë entuziast lidhur me këtë. Mbrojtësi spanjoll nuk i ka shpëtuar ngacmimeve rreth zërave që lidhin Murinjon me drejtimin e stolit të “Los Blancos” si dhe për ecurinë e Kristiano Ronaldos te Juventusi.

“Nuk e kemi dëgjuar të flasë për Realin. Për sa kohë ai ishte këtu, grupi ndryshoi shumë pak dhe kjo ishte forca jonë. Na vjen mirë që po i ecën mbarë në Itali. Kemi 5 vite pa Mourinjon dhe ende po flasim për të. Kemi shansin të fitojmë një trofe dhe ende flasim për Mourinjon. Nuk e vendos kapiteni kush bëhet trajner.

Duhet kujdes, shihni çfarë ndodhi me River Plejt. Al Ain ka ekip të mirë, do të donim të luanim me River Plejt, sepse kam simpati për River dhe Boka. Do ishte titulli i 20-të, 23 me gjithë kombëtaren, kurrë nuk e imagjinoja. Është objektiv madhor të jesh lojtari me më shumë trofe në historinë e Realit”, u shpreh Ramos.