Një rikthim i Francesco Tottit te Roma në rolin e drejtuesit? Është diçka që mund të bëhet, por mesa duket për momentin nuk ka asnjë gjë konkrete.

Këtë gjë e konfirmon vetë legjenda verdhkuqe përgjatë një intervistë për DAZN. Tottti foli për një rikthim të mundshëm duke dhënë edhe një mesazh për drejtuesit aktual të Romës.

“Martesa bëhet gjithmonë mes dy personave. Duket si një përgjigje e parëndësishme, por është e vërtetë. Nuk varet nga unë.

Të ulesh për të folur për shumë gjëra në një kafe është diçka që mund të bëhet”, ishin fjalët e Tottit. /oversport/