Në ditët e fundit, në media u raportua për një rikthim të mundshëm të sulmuesit Armando Vajushi në Kategorinë Superiore duke qenë se interes për shkodranin kishte klubi i Partizanit.

Kryesuesit e Superiores e shihnin Vajushin si sulmuesin ideal që mund të bëjë mirë në kampionat për pjesën e mbetur të sezonit, por mesa duket, ky operacion nuk do të kryhet.

Vetë agjenti i Vajushit e ka pranuar këtë fakt në një prononcim për “Superliga_shqiptare_80” në ‘Instagram’ ku shprehet se klubet shqiptare nuk kanë fond të mjaftueshëm për të paguar rrogën mujore të shkodranit.

Ai ka kërkuar një pagë mujore që arrin deri në 15 mijë euro në muaj, shifër kjo e papërballueshme për klubet e Superiores. Ditët në vijim, pritet që të ketë zhvillime të reja për Vajushin duke qenë se pak ditë më parë, ai ishte pjesë e Botoshoanit në kampionatin rumun. /VipSport/