Serie A rikthehet në fund të muajit gusht, ndërkohë që Milani duhet të presë shtatorin për të pasur të gatshëm sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi u dëmtua që sezonin e shkuar dhe po vijon me programin e rikuperimit.

Sky Sport raporton se Ibra do të jetë nën urdhrat e trajnerit Stefano Pioli pas ndeshjeve të kombëtareve në fillim të muajit shtator.

Rikuperimi thuhet se po shkon mirë dhe në javën e tretë të kampionatit pritet të jetë gati.

Zlatan nuk do të mund luajë në ndeshjen hapëse kundër Sampdoria dhe në duelin tjetër ndaj Cagliari.

Me Lazion më 12 shtator Ibra pritet që të jetë në fushë me Milanin.