Interi rikuperon lojtarët Calhanoglu dhe Acerbi për derbin e së dielës kundër Milanit: sot, në Appiano, ata të dy u stërvitën me grupin, ashtu si edhe Taremi. Vetëm Correa është jashtë, përveç Di Gennaro-s. Mesfushori turk gjithashtu ka mundësi të mira ta nisë në rolin e titullarit ndeshjen e “San Siros”.

Milani nuk mund të qajë për humbjen në Zagreb, sepse ka për të luajtur derbin e tretë të sezonit, të parin në ‘San Siro’ si pritës .Conceicao rikuperon Calabria-n dhe do të ketë për herë të parë në dispozicion Walker, por humbet Gabbia-n dhe Morata-n, që do të largohet. Para Maignan, do të veprojnë Calabria ose Walker, Tomori, Pavlovic dhe Theo Hernandez. Në mesfushë, Fofana është i pezulluar, kështu që do të luajnë Reijnders, Musah dhe Bennacer. Përpara, Leao dhe Pulisic janë të sigurt, ndërsa Abraham do të luajë si ‘pykë’.

Në krahun tjetër, Simone Inzaghi rikthen ekipin pothuajse të plotë, duke pritur zëvendësuesin e Buchanan: Acerbi pritet ta nisë nga stoli, ndërsa Correa është jashtë. Trajneri i Interit do të konfirmojë formacionin e zakonshëm, ndërsa e reja më e madhe është Calhanoglu, i cili ka mundësi të nisë nga minuta e parë: si alternativë, ka një konkurrencë mes Asllani dhe Zielinski-t. Barella dhe Mkhitaryan do të plotësojnë repartin, ndërsa Dumfries dhe Dimarco do të jenë më të zgjeruar.

Në mbrojtje, Bisseck mund të sfidojë Pavard (i cili është ende në avantazh) për shkak të forcës më të madhe fizike ndaj Leao-s, me De Vrij dhe Bastoni para Sommer. Thuram dhe Lautaro do të formojnë çiftin e sulmit: mbetet për t’u parë nëse iraniani Taremi do të mund të jetë të paktën në stolin e rezervave.