Kura “Dobi” duket se po funksionon te Kukësi, i cili ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe jo vetëm i është larguar zonës së ftohtë ku gjendej deri para fillimit të kësaj serie, por edhe po kërcënon tashmë skuadrat e kreut.

Verilindorët kanë mundur me shifrat 2-0 Erzenin në “Niko Dovana” në një sfidë e cila ka qenë shumë e luftuar dhe kishte gjithçka. Shtyllë, traversë, pretendime për penallti, tension, por edhe gola të bukur nga Basha e Gabriel Barbosa, si dhe pritje të rëndësishme nga portierët e të dy skuadrave.

Në fund dolën fitimtarë verilindorët që ngjiten në vendin e katërt në renditje, ndërsa Erzeni duket se është zhytur në krizë rezultatesh pasi prej tre javësh nuk arrin më të fitojë, teksa ka regjistruar 2 humbje e një barazim.

Erzeni-Kukësi 0-2

Golat: Basa 17’, Barbosa 68’

Erzeni (4-1-4-1): Xhika, Iljazi (Thioub 66’), Sadiki, Krasniqi, Asani, Mehmeti, Ademi (Maloku 77’), Calbergue (Kriviçiç 77’), Kahrimanoviç, Kadriu, Nonato (në dispozicion: Hasanbelli, Doksani, Enck, Goga, Osmanllari, Troplini, Avdiu) Tr: Xhevahir Kapllani

Kukësi (3-4-3): Tafa, Bytyçi, Ferreira, Ebert, Haxhiu, Gj. Taipi (Moraesh 66’), Sh. Taipi (El Id 60’), Ndreca, Basa (Meksi 66’), Berisha (Dragoshi 88’), Barbosa (Zivkoviç 88’) (në dispozicion: Brozi, Ilieski, Peposhi, Hasaj, Ndukwu) Tr: Enkeleid Dobi

Arbitër: Laver Alla

Kartonë të verdhë: Bytyçi 12’, Sh. Taipi 39’, Ndreca 45’+1, Gj. Taipi 47’