Kategoria e Dytë do jetë sërish në aktivitet këtë të dielë. Një nga ndeshjet më interesante pritet të jetë ajo mes Murlanit dhe Ades, dy ekipe që i përkasin qarkut të Shkodrës dhe që premtojnë një përballje intresante.
Murlani e ka nisur kampionatin me një fitore 1-3 në transfertë kundër Internacionalit e ndërsa velipojakët me një humbje 0-4 kundër Elbasanit e në këtë takim do kërkojnë reagimin.
Një duel mes një skuadre të re siç është ajo e Murlanit që po kërkon të bëjë emër në futbollin tonë dhe një skuadre me traditë si Ada, që historikisht ka qenë një nga ekipet e forta të Kategorisë së Parë. Pavarësisht se sezonet e fundit nuk ka qenë në nivelet e duhura.
Por ky do jetë edhe një duel mes dy trajnerëve. Nga njëra anë e Murlanit, paraqitet Altin Xhahysa. Një trajner me një eksperiencë të madhe tashmë prej vitesh. E puna e tij e madhe dhe përvoja kanë bërë që Murlani të ngjisë shkallë me një ritëm të jashtëzakonshëm.
E në krahun tjetër Arbër Shytani, një trajner në fillimet e tij me një skuadër të parë. Ku i gjen velipojakët në një situatë të vështirë.
Do jetë përvoja përballë entuziasmit të të riut. E në njëfarë mënyre nxënësi përballë mësusesit. Një duel trajnerësh me të vërtetë interesant për tu parë ditën e dielë që premton edhe një ndeshje të bukur futbolli.
Endri ÇINARI