Rinovim te Liverpool. Klubi anglez ka “blinduar” krahun e djathtë të mbrojtjes. “The Reds” kanë arritur akordin e rinovimit me Trent Alexander-Arnold.
22-vjeçari është një nga lojtarët më të mirë në planet në rolin e tij, teksa është një produkt i Liverpool.
Me anë të një postimi në “Twitter”, gjashtë herë kampionët e Evropës kanë zyrtarizuar zgjatjen e bashkëpunimit me Alexander-Arnold.
Ky i fundit është pjesë e Liverpool prej vitit 2016 dhe do të vazhdojë të luajë me ekipin e zemrës deri në verën e vitit 2025.