Qëllimi kryesor i Real Madrid në këtë verë është rinovimi me disa nga titullarët, me qëllim edhe uljen e kostove vjetore.

Pasi rinovoi me Courtois, Carvajal dhe Modric, Los Blancos do “blindojnë” një tjetër të paprekshëm.

E ardhmja e Federico Valverde do të vuloset në Madrid shumë shpejt. Lajmin e bën të ditur gazetari Fabrizio Romano, që shton se marrëveshja do lancohet nga klubi Los Blancos shumë shpejt.

Kontrata aktuale e uruguaianit skadon në verën e vitit 2025, por klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshjen për rinovimin dhe kadenca e marrëveshjes së re pritet të shtyhet më shumë se pas katër vitesh.