Emri i Elseid Hysajt vazhdon të diskutohet çdo ditë te Napoli, si për shitjen e tij, apo edhe për rinovimin. “Corriere dello Sport” kërkon të qartësojë situatën për mbrojtësin e Kombëtares kuqezi.

Sipas prestigjiozes italiane, Hysaj me shumë mundësi do të rinovojë kontratën me Napolin, duke eliminuar klauzolën aktuale.

Alberto Gras pohon se po pritet oferta e duhur për shkodranin dhe presidenti Aurelio De Laurentis nuk kërkon të nxitohet për kartonin e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Aktualisht, nga Napoli po vlerësohen vetëm ofertat për huazimin e Hysajt dhe më pas rikthimin e tij në klubin axurr.

Napoli po kërkon një mbrojtës krahu, pasi çdo rol në skuadër duhet të jetë i dubluar, por nuk është aspak çudi që Hysaj të ndërrojë ambient shumë shpejt. / Vipsport/