Zlatan Ibrahimovic nuk ka dhënë ende një përgjigje për propozimin e fundit të klubit të Milanit, në lidhje me rinovimin e kontratës.

Dhe sipas “Sky Sport”, duket e vështirë që sulmuesi suedez të jetë në dispozicion të trajnerit, Stefano Pioli ditën e hënë (ditë në të cilën është  planifikuar edhe nisja e fazës përgatitore te kuqezinjtë).

Milani shpreson që nesër të ketë një përgjigje pozitive nga Ibra për rinovimin e kontratës, pasi në qoftë se nuk ndodh, rrezikohet seriozisht që bashkëpunimi midis palëve të vazhdojë më tej.

Nese ndodh kjo, atehere planet e drejtuesve te Milanit duhet te ndryshojne dhe ato duhet te mesyjne serish ne merkato per gjetjen e nje tjeter lojtari te nivelit te larte.