Paraditen e sotme në kontratë edhe portieri Erind Selimaj. Pavarësisht ardhjeve dhe ikjeve të disa portierëve për provë, kjo nuk e kishte vënê në dyshim qëndrimin e tij tek Vllaznia sepse ai ka qenë nën kontratë me kuqeblutë por ashtu si dhe futbollistët e tjerë ka patur si pikë të saj rishikimin e termave financiare.

Kjo gjë është bërë sot dhe bashkë me administratorin Gjyrezi mësohet të kenë gjetur akordin dhe më pas ka ardhur firma në kontratë. Nga sa bëhet e ditur, kontrata e te është njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një sezon të dytë. Vllaznia në këtë mënyrë do ta nisë sezonin e ri vetêm me portierët Erind Selimaj dhe Alen Sherri.