Kthehet dopingu edhe në Serinë A. Pas testeve të fundit, ka rezultuar pozitiv edhe një nga futbollistët e Kaljarit, braziliani Zhoao Pedro, i cili ka përdorur një substancë të ndaluar (idroclorotiazid).

Testi është bërë pas ndeshjes me Sasuolon, e zhvilluar më 11 shkurt. Lojtari i Kaljarit, sapo i është komunikuar ky lajm, është pezulluar nga Kryesia e Kontrollit Anti-doping në Itali. Ende nuk është marrë vendimi në lidhje me masën e pezullimit për këtë lojtar.

Një rast i ngjashëm me atë të Jashanicës së Skënderbeut, por që kosovari është kapur në një ndeshje të Europa League, pasi për kontrolle në kampionatin shqiptar as që bëhet fjalë. / Vipsport/