Fanella e Interit për sezonin 2019/2020 do të jetë revolucionare, pasi për herë të parë në historinë e klubit italian do të përdoret një uniformë me vija diagonale.
Këtë detaj e ka zbuluar sajti i njohur që mbulon industrinë e fanellave dhe këpucëve të futbollit’ footyheadlines.com”.
Uniforma e re pritet të prezantohet në muajin prill dhe do të dalë në një muaj më vonë.
Një ndryshim tjetër nga fanella e këtij sezoni do të jetë dhe toni i ngjyrës blu, që në fanellën të vitit të ardhshëm do të jetë dallueshëm më e hapur.