Stërvitja e ditëve të fundit të ekipit të Vllaznisë, është shoqëruar edhe me një risi tjetër. Bashkë me pjesën tjetër të skuadrës është duke u stërvitur edhe një portier i ekipit të të rinjve.

Bëhet fjalë për Kristi Qarrin i cili ka të dhëna shumë të mira dhe për rrjedhojë konsiderohet një element me shumë perspektivë për portën kuqeblu.

Ka qenë vetë trajneri i portierëve Ideal Lekiqi që pas bisedës me trajnerin Lika por edhe me drejtuesit e Akademisë, kanë vendosur që Qarri t’i bashkohet në stërvitje ekipit të parë, me të cilin janë të federuar aktualisht Alen Sherri dhe Erind Selimaj.

Me shumë të ngjarë, Qarri do të vazhdojë të mbrojë portën e ekipit U19 në kampionat, por stërvitjen do ta zhvillojë me ekipin e parë. Ai ka mbushur 18 vjeç para pak ditëve dhe vlerësimet për të janë shumë pozitive.
© shkodrasport.com