Superkupa e luajtur ditën e sotme në “Selman Stërmasi”, pati edhe një risi brenda saj.

Për herë të parë, me kërkestë të tifozëve shqiptarë, në ndeshjen mes Skënderbeut dhe Laçit, policia nuk ishte e pranishme brenda stadiumit, por vetëm jashtë.

Në ambientet e brendshme, gjendeshin vetëm roje sigurie, nga kompani private, të cilët kujdesen edhe për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Kjo risi, do të vazhdojë edhe në Kategorinë Superiore, edhe pse ende në fazë testimi.

Diçka e tillë do të ndodhë edhe në ndeshjen e parë të këtij edicioni, atë që Skënderbeu luan ndaj Partizanit, ditën e premte në Korçë.