Viti 2024 ka nisur me nje lajm te mire per sportin shkodran. Per here te pare ne gjithe keto vite, Bashkia e ketij qyteti i ka pyetur te gjitha disiplinat sportive per nevojat qe kane dhe natyrisht duke diskutuar edhe per problematikat dhe objektivat e tyre.
Ka ndodhur keshtu diten e sotme kur nje panel i gjere i perfaqesuesve te Bashkise, ku perfshiheshin drejtues te Zyres se Sportit, por edhe keshilltare te kryebashkiakut Beci, ka pritur ne zyre nje e nga nje perfaqesuesit e 16 shoqatave sportive qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne kete qytet dhe qe aktualisht perfaqesojne emrin e Vllaznise.
Secila prej shoqatave, permes perfaqesuesit te vet ka parashtruar aktivitetin qe ushtrojne, kerkesat financiare, por edhe synimet dhe objektivat qe ato kane. Natyrisht qe te gjitha keto jane marre ne shenim nga perfaqesuesit e Bashkise, te cilet kane premtuar se do te bejne me te miren per te ndihmuar ne zgjidhjen e tyre.
A do t’i zgjidhin? Sigurisht qe te gjitha kerkesat jo. Me i rendesishmem se gjithçka tjeter eshte fakti qe per here te pare perfaqesues te pushtetit lokal ulen dhe degjojne per hallet e sportit. Kjo eshte per t’u pergezuar. Pastaj mbetet te presim zgjidhjen.
Nga sa kemi bere te ditur, Keshilli Bashkiak ne fund te dhjetorit ka miratuar buxhetin e vitit 2024 dhe shuma ne dispozicion per shoqatat sportive eshte 440 milione leke te vjetra. Nje shume me e madhe, nga ajo qe ka qene ne dy vitet e kaluara.
Ndarja e kesaj shume eshte ne doren e perfaqesuesve te Bashkise dhe shpresa eshte qe shtesa te shkoje tek sporti qe e meriton dhe ka nje projekt me serioz. Sporti shkodran per momentin po kalon nje krize identiteti dhe mbase takimet e sotme ne Bashki, jane pikenisja e nje ndryshimi te madh. Te pakten, keshtu te shpresojme…