Tashmë “Facebook” është futur fuqishëm në transmetimin e ndeshjeve live. Këtë radhë rrjeti social ka blerë të drejtat e trasnmetimit të Uefa Champions League dhe Superkupës së Europës në disa shtete të Amerikës Latine.

Shumë futbollistë nga ky kontinent luajnë për skuadrat më të mëdha në Europë dhe të gjithë tifozët do të kenë mundësinë të ndjekin kompeticionin më madhor që zhvillohet për klubet në Europë.

Kontrata e UEFA-s me Facebook do të zgjasë 3 vite deri në vitin 2021.

Ne kete menyre ky rrjet social po futet fuqishem edhe ne futboll dhe eshte duke u shnderruar ne nje platforme te mirefillte televizive.

Padyshim qe ne kete mes, ata qe e pesojne jane TV-te sepse nje pjese e madhe e njerezve tashme preferojne me shume celularet sesa ekranin e madhe dhe per me teper, do te kene mundesine te ndjekin aty edhe ndeshjet e preferuara te ekipeve te tyre te futbollit.