Ferdinand Jaku është një ndër personat që ka bërë histori në sportin shqiptar. Më 5 shtator të vitit 2005, Jaku ishte i pari që formoi dhe regjistroi një ekip femrash në Shqipëri.
Bëhet fjalë për klubin Juban Danja në Shkodër. Sot, 12 vite më vonë ekipi Juban Danja është ndër ekipet më të forta në Shqipëri dhe konkuron denjësisht në kampionatin e femrave, kjo falë presidentit të klubit.
Në një intervistë për Newsport.al, Ferdinand Jaku tregon për vështirësitë e të pasurit një klub femrash në Shqipëri, objektivat, si dhe risinë që ai ka sjellë së fundmi, ku ka formuar një ekip me fëmijë të komuniteti rom.
– Zoti Jaku, përse u largua trajneri Nikoll Gjergji nga stoli i Juban Danjës?
Trajneri Nikoll Gjergji është një emër i njohur i futbollit shqipetar.
Të ishte për mua ai do të qëndronte ende, pasi është një emblemë e futbollit shqiptar. Por për arsye personale(mosha), Gjergji u largua vetë. E thashë dhë mësipër, të ishte për mua do të qëndronte, pasi unë dëshiroj t’i respektoj të gjitha figurat sportive shqiptare.
– Po objektivat e klubit cilat janë?
Objektivat e klubit janë te rreshtohemi në mesin e tabelës , më saktë vend të 3-të apo 4-t.
Ka disa vite që në po rrisim numrin e vajzave të vogla, për arsye se qëndrushmeria e gjinisë femërore ose dhe e rinisë nuk është e sigurtë, duke patur si objektiv largimin nga Shqiperia.
Dhe për këtë arsye promovimi i vajzave të vogla nuk të krijon mundesinë e të qenurit në vendet e para, ka dhe shpenzime financiare më pak.
-Në lidhje me menaxhimin e klubit, ju merreni personalisht me çdo gjë vetë, apo keni dhe dikë tjetër qe iu ndihmon?
Pothuajse vetëm, me gjithë mbështetjen e familjes, bashkeshortes Lizanës, apo dhe vajzës Paulës që është pjesë e rëndësishme e ekipit
edhe djali, Vaskoja megjithëse është në vit të parë gjimnaz, kontribon në dokumentimin e aktiviteteve, si foto apo filmime.
-Sa e vështirë është të drejtosh një klub futbolli në Shqiperi, sidomos një ekip femrash?
Të drejtosh, të mbash, të investosh ne çdo detaj një ekip futbolli, kryesisht femrash është shumë e vështirë, pavarësisht tek pasioni, apo bizneset që kam.
FSHF ka filluar të na mbeshtesë me shumën 1.000.000 në vit, ndërsa institucionet shteterore nuk kanë mbështetur asgjë këto 4 vitet e fundit, megjithëse është në programet dhe projekte një gjë e tillë!
-Kë shihni si rival të fortë në kampionat?
Ekipe që kanë grup vajzash cilesore, janë Vllaznia, Kinostudio, Tirana AS, Apollonia Fier, AAS.
– Kemi dëgjuar edhe për një risi që keni sjellë ju në futbollin shqiptar, në lidhje me një ekip me fëmijë të komunitetit rom?
Po është e vërtetë. Kam arritur në bashkëpunim me Shoqatën Egjiptiane dhe Rom, të organizoj një ekip fëmijesh U-13. I kam federuar në
ligën amatore të organizuar nga FSHF. Është hera e parë që një ekip i tëri me femijë të këtij komuniteti merr pjese./Newsport.al/