Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon përpjekjet e saj për të promovuar dhe zhvilluar futbollin dhe natyrisht që vëmendjen është duke e përqendruar shumë tek futbolli i moshave dhe ai i shkollave.

Por jo vetëm kaq. Ky institucion është duke i kushtuar rëndësi edhe futbollit të femrave dhe përveç zhvillimit të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë për të rriturat, tashmë ka vendosur të krijojë edhe një kampionat të ri.

Atë të vajzave të vogla deri 13 vjeç. Këto ekipe tashmë janë krijuar në disa qytete të Shqipërisë dhe Federata duke filluar nga muaji mars do të krijojë të parin kampionat për këto ekipe.

Janë 8 në të gjithë vendin të cilët janë ndarë në dy grupe.

Në grupin A bëjnë pjesë ekipet e Vllaznisë, “Juban Danja”, “AAS” dhe Kinostudio.

Ndërsa në grupin B bëjnë pjesë ekipet Apolonia 1, Apolonia 2, Teuta dhe Besa.

Ndeshjet do të zhvillohen me vajtje- ardhje në dy faza dhe skuadrat e vendit të parë në secilin grup pastaj do të luajnë ndeshjen finale për të shpallur kampionen e të parit kampionat të vajzave deri në moshën 13 vjeç.
www.shkodrasport.com