“Më duhet pak kohë për të njohur skuadrën dhe si punohet në Federatë”. Kjo ishte një nga deklaratat e Edi Reja gjatë prezantimit si trajner i kombëtares së Shqipërisë. Por për ta përshpejtuar këtë proçes tekniku do të ketë ndihmën e një personi që ka luajtur gjatë dhe e njeh shumë mirë përfaqësuesen kuqezi.

Përveç Ervin Bulkut, tashmë pjesë e pandarë e stafit teknik, në krah të Edi Reja do të jetë edhe Hamdi Salihi. Ish-sulmuesi u tërhoq nga futbolli vetëm pak javë më parë, duke njoftuar nisjen e një aventure të re.

“Balkanweb” ka mesuar nga burimet e tij pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur se shkodrani do të jetë pjesë e stafit të trajnerit të ri në kombëtaren e Shqipërisë.

Hamdi Salihi pati një takim me teknikun italian menjëherë pas prezantimit të tij zyrtar në pankinën kuqezi, ndërsa edhe gjatë paradites të së enjtes, të dy ata janë parë bashkë.

Megjithate çdo gje do te zbulohet ne ditet e ardhshme kur te mesohet me shume edhe ne lidhje me zyrtarizimin e tij ne kete detyre tashme te re per te.