Një risi nga “Shkodra Sport”. Duke nisur nga kjo javë, në portalin tonë do të ketë një analizë të ndeshjeve të javës. Duke filluar nga ato të Superligës e për të vazhduar me ato të kategorisë së parë. Specialistë të njohur të futbollit do të flasin për rezultatet, skemat, objektivat dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me ekipet pjesmarrëse.

Specialisti i përzgjedhur nga “Shkodra Sport” për të bërë analizën e kategorisë së parë është pikërisht Kreshnik Krepi. Një trajner që e njeh mirë këtë kategori ngaqë ka drejtuar disa ekipe aty. Dhe Krepi nga sot e ka nisur “punën” e tij. Ka analizuar javën e katërt të kategorisë së parë, ndeshjet e së cilës janë luajtur pasditen e sotme:

Analizë nga Kreshnik Krepi:

Ndeshjet e javes se 4-t të grupit A te kategorise se pare rikonfirmojne se diferencat ndermjet 6-7 skuadrave jane shume te vogla dhe normalisht ato ekipe qe kan filluar me heret pergatitjet e sezonit, jan pak me te avantazhuara.

Kastrioti – Terbuni 0-0
Ne pamje te pare ekipi prites eshte i favorizuar por Terbuni mori ate qe deshi: piken e vlefshme. Pike kjo qe ndikon mire psikologjikisht per skuadren ne ecuri e saj. Kastrioti nderkohe eshte pergatitur per te qene ekip pretendet por keto jave dy barazimet e marra ne fushen e vet si prites tregojne se duhet shume pune ne stabilitetin e situatave ofensive kur ekipet kundershtare vijne dhe mbrohen.

Egnatia – Dinamo 4-1
Relativisht ekipi nga Rrogozhina ka krijuar nje mentalitet pozitiv ne kategorine e pare ne tre sezonet e fundit dhe ne kete sezon po paraqitet ne menyre dinjitoze nga java ne jave duke marre rezultatet pozitive me lojera te bukura. Dinamo e ketij sezoni nderkohe deri ne keto momente qe flasim nuk ka bere asgje pozitive dhe rezultatet flasin vet. Shpresoj qe ne javet ne vijim per rivalitetin e skuadres te kete konsolidim ne grup dhe ne javet ne vijim te vijnë dhe piket për të.

Erzeni-Burreli 4-0
Ekipi nga Shijaku ka krijuar nje grup lojtaresh cilësor dhe me rezultatet e marra krijon momentalisht bindjen se do jetë ekip qe do rivalizoje deri me fund te sezonit me skuadrat e kreut. Pavarësisht se ndoshta u ngut pak ne ndryshimin e stafit, por rezultati i thelle i sotem tregoi se ne skuader çdo gje funksionon me se miri.

Korabi – Shkumbini 2-1
Ekipi vendas me fitoren e sotme kunder kryesuesve merr vendin e pare ne Grupin A te kategorise se pare. Korabi tregoi dhe kofirmoi faktin se edhe fitorja ne Puke javen e kaluar nuk ishte rastesi. Gjithsesi pergezime per keto pak jave dhe shpresoj qe te kete progres ne lojera dhe rezultate ne javet ne vijim.

Besëlidha -Veleçiku 1-0
Ekipi lezhjan ka vite qe investohet per Superligë, por ndoshta per mosimpenjim total deri ne sekonden e fundit te kampionati nuk ia ka dale. Impenjim jo vetem nga lojtaret, stafet ose presidenca, por ne teresi si skuader e cila me te vertete si per çudi në 20 ndeshje kryeson e ne fund del e dyta!!! Por e dyta kete sezon ka edhe nje shans.

Shans ky që Beslidhjen duhet ta motivoje per te qene aty ku ajo pretendon, por duke marre maksimumin e pikeve ne Lezhe dhe duke arritur te krijoje mentalitet fituesi edhe jashte fushes sepse asgje nuk i mungon ne vite. Fitorja sot ishte kunder nje kundershtari relativisht të dobët i cili kerkonte pike dhe nuk ishte shume e lehte. Gjithsesi duhet kohe ne javet me vijim te shikojmë ecurinë sepse gara behet shume me e veshtire. Kjo ngaqë edhe Vleçiku, Dinamo e Burreli do jene skuadrat te cilat do kerkojne piket dhe kampionati do krijoje me shum ndeshje spektakolare me rivalitet gjithmone ne kete nivel qe kategoria e pare kete sezon ka,

Konstatimi
Per mendimin tim nga viti ne vit ka renie ne çdo tregues tekniko-taktik e fizik te lojes efektive, ku akoma konkretisht kete jave shikohen dominuese ekipet vendase. Ky eshte nje faktor psikologjik jo i mire edhe per bazen e ketyre klubeve të cilët duhet te kenë perkujdesje totale per te kapur eliten qe eshte ekipi i pare ku te pakten ne kete kategori nese na funksionon ne klubet tona baza- moshat, atehere ketu tek kategoria e pare te pakten te perfaqesohemi me futbolliste vendas sepse reduktojmë me shuëm shpenzimet edhe evidentojme futbollistet toën per te na perfaqesuar dhe per te qenë pse jo si burim fitimprures per klubet tona.