Prej nje muaji FSHF ka nisur kursin e rradhes per trajnere te cilet duan te paisen me licensen me te larte te trajnimit, ate UEFA PRO.
Ne kete kurs qe zhvillohet prej disa vitesh, asnjehere nuk kane munguar as trajneret shkodrane.

Keshtu ka ndodhur edhe kete here, madje duket se kemi te bejme me numrin me te madh te trajnereve shkodrane qe marrin pjese ne te. Jane plot 4 te tille te cilet kane nisur tashme kete kurs dhe synojne te paisen me kete liçense.

Behet fjale per Hamdi Salihin, zevendestrajnerin e kombetares shqiptare qe siç dihet, ka nisur pune si trajner edhe ne Austri. Perveç tij pjesmarres eshte edhe nje shkodran qe trajnon po ne Austri, ish- futbollisti i Vllaznise Auron Miloti.

Perveç ketyre dy emrave shume te njohur, ne kurs jane edhe dy trajnere te rinj shkodrane te cilet e kane marre me shume deshire kete fushe dhe duan te jene ne lartesine e duhur edhe ne aspektin e liçensimit.

Behet fjale per Haris Liken qe drejton aktualisht ekipin AAS U19 si dhe Rudi Piraniqin qe drejton ekipin KF Shkodra U17. Te kater shkodranet po ndjekin me vemendjen te gjithe leksionet e specialisteve te FSHF-se por edhe ato te Koverçanos qe japin leksione ne kursin per UEFA PRO. Gazeta “Shkodra Sport” i uron ketyre kater trajnereve nje karriere sa me te suksesshme ne drejtim.
www.shkodrasport.com